17-vjeçari, i cili u arrestua të hënën e kaluar, po përballet me tre akuza për vrasje dhe 10 akuza për tentativë vrasjeje pas sulmit të tmerrshëm me thikë në qytetin bregdetar të Southport, në veri të Liverpool.
Tre vajza, Bebe King gjashtë vjeç, Elsie Dot Stancombe shtatë vjeç dhe Alice Dasilva Aguiar nëntë vjeç, vdiqën në sulmin me thikë në qendrën komunitare të Hart Space.
Tetë fëmijë të tjerë u goditën me thikë në sulm dhe pesë prej tyre janë në spital në gjendje kritike. Dy të rritur, përfshirë një nga organizatorët e ngjarjes janë gjithashtu në gjendje kritike.
Sipas Sky Neës, i akuzuari, i cili ka lindur në Cardiff, Uells, por ka jetuar në fshatin Banks, Lancashire, do të paraqitet në Gjykatën e qytetit të Liverpool këtë mëngjes.
Në deklaratat e bëra sot për shtyp, prokurorja Sarah Hammond tha se procedimi penal ndaj të akuzuarve vazhdon dhe se 17-vjeçari ka të drejtën e një gjykimi të drejtë.
Më shumë se 100 persona u arrestuan në Londër mbrëmë ndërsa protestat e dhunshme shpërthyen për sulmin në Southport./abcnews/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...