Google ADS

Rama: Familjet e prekura nga transformimi i lumit të Lanës do përfitojnë apartamente dhe banesa sociale

09:32 | 1 Gusht 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të objekteve që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për shkak të projektit të transformimit të Lanës në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se do të ndërtohen edhe apartamente për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror.

“Mirëmëngjes dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme