Ballkani arriti të bëjë një ndeshje të bukur ndaj Hamrun si mysafir, duke fituar me rezultat 2-0 për të kaluar tutje në rrethin e tretë eliminator të Conference League.
Ndeshjen e parë edhe pse kishte dominuar dukshëm, nuk arriti të shënonte, ku në “Zahir Pajaziti” barazuan me shifrat 0-0.
Largimet e shumta të emrave si Lumbardh Dellova, Armend Thaqi, Edvin Kuc, Nazmi Gripshi dhe Qëndrim Zyba kanë lërë zbrazësitë të mëdha në skuadër, por duket se ngadalë Ballkani po vazhdon ta konsolidojë ekipin.
Në raundin e tretë të Conference League, përballë Ballkanit do të jetë Larne FC, të cilët pas dy humbjeve ndaj RFS të Latvisë në Ligën e Kampionëve, u kthyen edhe ata në Ligën e Konferencës.
Larne FC vjen pas dy titujve radhazi në Irlandën e Veriut, ndërsa për dallim nga viti i shkuar kur skuadra e tyre kishte vlerë prej 2.83 milionë euro, tani ata kanë vlerë prej 3.4 milionë euro.
Një kundërshtar i kalueshëm sërish për Ballkanin, që vjen pas tre titujve, por edhe dy pjesëmarrjeve në grupet e Conference League.
Ballkani para një viti kur takohej me Larnen, kishte vlerë prej 5.54 milionë euro, ndërsa sot kur po flasim skuadra e Ilir Dajës ka vlerë prej 6.12 milionë euro.
Pothuajse sikurse në të kaluarën, të gjithë lojtarët janë irlandezo-verior, por ka edhe skocezë, uellsianë e australianë.
Ballkani sezonin e shkuar u përballë me Larnen në eliminatoret për Conference League ku mposhti në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 3-0, me golat e Albion Rrahmanit, Almir Kryeziut dhe Nazmi Gripshit, pastaj si mysafir me rezultat 4-1, me golashënuesit e njëjtë, por kësaj radhe Gripshi shënoi dy herë, ndërsa Rrahmani dhe Kryeziu shtuan nga një.
Nëse Ballkani kalon Larnen, shortin për play-off do ta mësojë më 5 gusht 2024. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...