MInistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donikë Gërvalla, mbrëmë në një koncert të organizuar për nder të diasporës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, ka përmendur presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar si person të “llafeve” ashtu si titullohet një këngë e Dafina Zeqirit.
“Pasi këndoi Dafina Zeqiri ajo e këndoi këngën e presidentes “Llafe, llafe”, dëgjuam kryeministrin me mesazhin e tij, dhe tani më mbetet të ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Gërvalla.
E sot presidentja Osmani u pyet në një konferencë për media nga gazetarët për këtë qasje, ku i ktheu përgjigje Gërvallës në të njëjtën mënyrë, veçse me një këngë tjetër të po Dafina Zeqirit: “Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”.
“Mundemi pak me këngë të Dafinës të vazhdojmë… e ka një të re tani para një muaji ”Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve”. ”Me kast me kast përsëritës i gabimeve”, ka edhe këngë të tjera Dafina”, i reagoi Osmani, Gërvallës.
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...