Abdixhiku thotë se 26 janar 2025 është data e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve

16:25 | 31 Korrik 2024
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marr pjesë në takim konsultativ partiak për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta, me ftesë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se data 26 janar 2025 si datën e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Sot, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, kam marrë pjesë në takimin konsultativ ndërpartiak, të thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.

Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm.

Në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme.

Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!

Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!

E ardhmja është e bukur.
Lidhja është gati!
Lidhja është e fortë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme