Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër dy personave në Ferizaj nën dyshimin e veprës penale blerje, posedim dhe shpërndarje dhe shitje e lëndeve narkotike, substancë psikotrope dhe analoge.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2023 deri më datë 15.01.2024, në Ferizaj, të pandehurit me dashje dhe pa autorizim, në vazhdimësi me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallë me ligj si narkotik.
Tutje thuhet se gjatë një kontrolli të një veture ”Mercedes S-Class” në fshatin Talinovc ku pasagjer ishte i pandehuri A.M, kanë sekuestruar substancë narkotike të llojit heroninë dhe në banesën e B.I janë sekuestruar para në vlerë 61.61 euro.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: A.M., dhe B.I., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2023 deri më datë 15.01.2024, në Ferizaj, të pandehurit me dashje dhe pa autorizim, në vazhdimësi me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallë me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë një kontrolli të veturës “Mercedes S-Class” me pasagjer i pandehuri A.M., në fshatin Talinovc i Muhaxherëve, Komuna Ferizaj, nga ana e zyrtarëve policor pas ndaljes për kontroll, i janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e ndarë në pesë (5) qese e llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 24.8 gram, të cilën substancë narkotike paraprakisht përmes telefonit e kishte porositur për blerje i pandehuri B.I, i cili porosinë e kishte bërë në Gjilan dhe të pandehurit ishin marr vesh mes vete që këtë substancë narkotike të shkonte dhe ta merrte i pandehuri A.M, e të cilën substancë narkotike të pandehurit pastaj u’a shisnin përdoruesve të ndryshëm në Ferizaj.
Po ashtu, të pandehurit B.I., gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 61.61 euro, një peshore e vogël me mbishkrim CONSTANT, një shishe me mbishkrim METADON, shiringa të përdorura dhe të papërdorura, folie alumini, shishe të improvizuara për përdorimin e narkotikëve, me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...