Ka përfunduar takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani me krerët e partive politike për të diskutuar rreth zgjedhjeve.
Pas takimit, Osmani në një konferencë për media ka thënë se janë katër data të mundshme për zgjedhje.
“Janë katër data të mundshme për zgjedhje; 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti. Prandaj edhe diskutimi ynë ishte në kontest të këtyre datave. Nuk kishte ndonjë insistim të tjetër, kishte preferenca”, tha Osmani para mediave.
Ndërsa sa i përket mungesës së kryeministrit Albin Kurti në këtë takim, Osmani tha se nuk i din arsyet./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën