Google ADS

David Wisner mbyll mandatin në Shqipëri: E konsideroj veten me shumë fat që isha këtu

14:50 | 31 Korrik 2024
A B

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner  ka mbyllur mandatin diplomatik në Shqipëri.

Në një video mesazh të publikuar në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë, Wisner  na prezanton me familjen e tij duke theksuar se të shërbente në Tiranë ka qenë moment i veçantë për karrierën e tij si dhe për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ai thotë se në Shqipëri gjeti mirëpritjen ai dhe familja e tij gjë të cilët siç shprehet ai, do ta kujtojë gjithmonë.

Në video-mesazhin  e tij Wisner   shpreh kënaqësinë e madhe që kam shërbyer këtu në ambasadë dhe me popullin shqiptar që prej vitit të kaluar.

“Do ta kujtoj gjithmonë mirëpritjen e përzemërt dhe të ngrohtë që më është ofruar këtu. Ishte një nder i vecantë të mirëprisja Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken si dhe aktorin dhe aktivistin RJ Mitte dhe një larmi të madhe vizitorësh amerikanë nga sektori i drejtësisë, tek ai ushtarak si dhe nga fusha e ekonomisë. Ka qenë një vit intensiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje të mrekullueshme”.

Dua t’ju falenderoj për bujarinë e jashtëzakonshme, që i keni treguar familjes sime dhe mua.” -thotë ai ndërsa shprehet se do të mbetet një tifoz kuqezi.

“Do të bëj tifo për ekipin ‘KuqeZi’ kudo të shkoj.” Më tej Wisner  thotë se si me zemër është një djalë nga fshati ndaj edhe zbulon se vendi I tij I preferuar në Shqipëri, ishte kampingu nga Dibra. Por thotë se gjithashtu i ka pëlqyer shumë raftin në Përmet.

Wisner   tregon dhe sfidën më të madhe gjatë mandatit të tij në Shqipëri.

“Sfida më e madhe me të cilën u përballa këtu, ishte që kisha vetëm një vit shërbim. Sa do të doja të kisha patur pak më shumë, që të kisha vizituar më shumë këtë vend të mrekullueshëm, por e konsideroj veten shumë më fat për aq sa pashë.” thotë Wissner.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner  ka një mesazh dhe për pasardhësen Nancy VanHorn, që sikurse tha ai do të vi ë shpejti.

“Pasardhësja ime, Nancy VanHorn, do të mbërrijë së shpejti dhe e di që ajo do ta dojë Shqipërinë po aq sa unë. Këshilla që dua t’i jap është të vazhdojë punën e rëndësishme që kjo ambasadë po bën për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara në këtë rrugë demokratike, duke ndërtua lidhje me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe duke ndërtuar lidhje më të mëdha ekonomike mes dy vendeve tona në dobi të dy popujve tanë. E di që ajo do të kalojë një kohë të shkëlqyer gjatë punës këtu. Dhe e di që kjo ambasadë vërtet pret me padurim të ndërtojë më tej mbi këto suksese të mëdha”

Faleminderit Shqipëri dhe mirupafshim, mbyll në gjuhë shqipe, Wisner mesazhin e tij./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme