Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), është nderuar nga FIBA Europe për organizimin e suksesshëm të FIBA Kampionati U-18 për Femra, Divizioni C.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka pranuar çmimin për organizimin e Evropianit, nga Edwin Yeats, Komisioner i FIBA-s, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kampionatit nga datat 23 deri më 28 korrik, Prishtina ishte nikoqire e 7 shteteve evropiane si dhe publiku vendas dhe ai i huaj patën rastin të përjetojnë nga afër emocione dhe lojë të bukur të sportit tonë të dashur, basketbollit.
FBK vazhdimisht ka pranuar vlerësime pozitive, duke krijuar tashmë traditë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare në vendin tonë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin