Policia arreston një person në Suharekë, i sekuestrohet një AK 47- e përdori armën në aheng familjar

13:20 | 31 Korrik 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27 vjeçar pasi ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Sallagrazhd, Suharekë.

Siç njofton policia, S.N është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazet, shkruan Arbresh.info.

Në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Arma dhe karikatori janë sekuestruar gjithashtu.

Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme