Ish-presidenti Donald Trump ka pasur mbështetjen e familjes gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe fushatës së tij aktuale.
Por përveç mbesës së Trump, Marias, një tjetër anëtar i familjes, nipi i Trump, Fred Trump III tha se nuk do të votojë për të.
“Çdo familje ka dajën e saj të çmendur. Xhaxhai im Donald është i çmendur’, tha Fred Trump për ABC News.
“Unë besoj në politikë. Dhe pa diskutim, politikat e Kamala Harris janë ato mbështes, kështu që unë do të votoj për Kamala Harris. Nëse më pyesin, unë do të pranoj të jem pjesë e fushatës së saj pa hezitim”, tha ai.
Ekipi i fushatës se Harris dukej se ishte në dijeni të ofertës, duke shpërndarë një video në rrjete sociale.
Fred Trump ka akuzuar gjithashtu xhaxhain e tij, pasi sipas tij ka thënë se fëmijët me aftësi të kufizuara “thjesht duhet të vdesin”, dhe se ai është racist.
Sigurisht Trump i ka mohuar akuzat.
Por nipi i Trump nuk është i pari që e kritikon atë.
Mary Trump kritikoi ashpër xhaxhain e saj, ish-presidentin, në vitin 2020. Ajo gjithashtu regjistroi fshehurazi biseda me orë të tëra me motrën e Trump, Maryanne Trump Barry, e cila mund të dëgjohej duke iu referuar vëllait të saj si “gënjeshtar”.
Fred Trump tha se ka në plan të votojë për zëvendëspresidenten Kamala Harris, tani kandidatja e supozuar presidenciale demokrate./abcnews.al
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban