Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës- Nebih Shatri, Kadri Krasniqi dhe Pjetër Ndou, të cilët po akuzoheshin për dallavere me patentë shoferë.
Në këtë rast, Nebih Shatri, ish-ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Kadri Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Automjeteve në MI, Kadri Krasniqi dhe ish- Këshilltari Politik në MI, Pjetër Ndou, akuzoheshin për korrupsion.
Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjykatësia Dërmaku tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.
Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar – Ministria e Infrastrukturës(MI) udhëzohet në kontest juridiko-civil.
Shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës. Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të tij.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 6 nëntor 2020 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi ngarkoheshin se si persona zyrtar, në bashkëkryerje me qëllim që të tjerët të përfitojnë e duke e shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare kanë tejkaluar kompetencat, përkatësisht nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.
Kështu, ata akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 lidhur me par 2.1 dhe 2.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, të akuzuarin Pjetër Ndou prokuroria e ngarkonte se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 431, par 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...
Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqip...