Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulm “mbrojtës” ajror ndaj luftëtarëve që po tentonin të lëshonin një dron, që u konsiderua si kërcënim për trupat amerikane dhe aleate, tha një zyrtar amerikan.
Sulmi – që sipas burimeve irakiane la të vrarë të paktën katër persona – ishte sulmi i parë i kryer nga forcat amerikane në Irak që nga shkurti, kur ushtria amerikane tha se vrau një komandant proiranian i cili ishte përfshirë në sulmet ndaj trupave amerikane.
“Sonte, forcat amerikane në Irak kryen sulm mbrojtës ajror” në provincën e Babilonisë “duke shënjestruar luftëtarët që po tentonin të lëshonin një dron”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Zyrtari shtoi se Komanda Qendrore vlerësoi se droni “paraqiste kërcënim për SHBA-në dhe forcat e koalicionit”.
“Ne ruajmë të drejtën tonë për vetëmbrojtje dhe nuk do të hezitojmë që të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zyrtari.
Hashed al-Shaabi – një aleancë e ish-grupeve paramilitare proiraniane që janë integruar në forcat e sigurisë së Iranit – tha se sulmi me raketa goditi dy patrulla të Hashed në provincën e Babilonisë.
Kataeb Hezbollah, një grup i fuqishëm proiranian dhe një pjesë e Hashedit, tha se sulmet ajrore amerikane shënjestruan “një grup të ekspertëve të dronëve të cilët po kryenin testime të reja” për të përmirësuar dronët vëzhgues./abcnews/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS