Peci viziton fermerin nga Lipjani që kultivon shalqirin

11:54 | 31 Korrik 2024
A B

Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci  ka vizituar fermerin Haxhi Bllaca nga komuna e Lipjanit, i cili është kultivues i shalqirit.

Peci ka thënë se një se Haxhiu është një fermer i jashtëzakonshëm.

“Ajo që është mbresëlënëse është zinxhiri i funksionimit që Haxhiu ka krijuar në fshatrat përreth, rezultat i korrektësisë dhe cilësisë së lartë të produkteve të ofruara”, ka shkruar Peci në Facebook.

Peci, tha se banorët e fshatrave përrrethë shkojnë  në arat e Haxhi Bllacës për të marrë produkte të freskëta.

“Të gjithë banorët e fshatrave përreth, si Zllakuqani, Poturovci, Torina, Qylaga, Magura e të tjerë, vijnë drejtpërdrejt në arat e tij për të marrë produkte të freskëta.Ndër të tjerash është tradita që mërgata e kësaj ane e kanë adresën e kualitetit, cilësisë e korrektësisë të produkteve të freskëta”, shkroi Peci.

Peci tha se, Haxhiu është bërë një figurë e rëndësishme për komunitetin e tij përmes punës dhe rezultateve që ka arritur me kultivim./Arbresh.info/

 

Të ngjashme