Minatorët e Trepçës janë takuar sot me sindikatën për të diskutuar rreth mosekzekutimit të pagave për dy muaj rresht.
Ata kanë kërkuar takim urgjent me bordin, por këta të fundit kanë pranuar që një takim të tillë ta mbajnë vetëm nesër. Greva e minatorëve tashmë ka hyrë në ditën e 22-të. Minatorët kanë deklaruar se do ta vazhdojnë atë deri në ekzekutimin e pagave.
E kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë, Bashkim Kurti, i cili mori pjesë në takim deklaroi se është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar një zgjidhje afatgjate, derisa ka thënë se minatorët e kanë obligim ta vazhdojnë punën pavarësisht sfidave.
“Besoj se e kanë marrë seriozisht këtë çështje. Duhet angazhimi i dy palëve për një zgjidhje. Obligimi juaj është ta vazhdoni punën pavarësisht sfidave. Secili nganjëherë kemi telashe, por duhet të gjejmë një mes të ecim tutje. Sot është dita 22 e grevës, sikur të ishte punuar pagat do t’i kishim ekzekutuar”, tha ai. Sa i përket kërkesës për ekzekutim të pagave ai tha se nuk mund t’ju japë datë minatorëve.
Brahim Januzaj, kryetar i sindikatës i tha kryeshefit Kurti që nuk ka bërë mjaftueshëm, derisa tha se vetëm deri nesër në ora 9 presin përgjigje, në të kundërtën do të ndërmarrin veprime tjera.
“Jemi për me u zgjidh kjo çështje, jemi të vetëdijshëm për situatën, por duam pagat. Nuk kemi kërkuar as dorëza as pajisje. Duhet të gjithë aktorët të bëhen bashkë e të gjejnë zgjidhje”, tha ai.
Minatorët janë shpërndarë të qetë dhe presin që nesër në orën 9:00, të marrin lajm për vendim rreth ekzekutimit të pagave, ndërsa kryeshefi Bashkim Kurti u ka premtuar se gjatë ditës do të takohet me bordin e kësaj ndërmarrje./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...