Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar xhudisten Laura Fazliu për fitoren e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti theksoi se me fitoren e Laurës, Kosova edhe një herë e dëshmoi se është shtet i xhudos, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica!
Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike, Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë duke e mposhtur në ndeshjen për vend të tretë kroaten Katarina Kristo.
Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës.
Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos.
Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!/Arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...