Hovenier uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

19:05 | 30 Korrik 2024
E.H

Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar xhudisten Laura Fazliun për fitoren e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Urime Laura” , ka shkruar Hovenier në një postim në platformën X, derisa e ka shpërndarë një shkrim të Komitetit Olimpik të Kosovës në të cilin i urohet medalja e fituar Laurës.

Xhudistja kosovare në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të argjendtës që ka fituar Distria Krasniqi pak ditë më parë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme