Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar kryetaren e zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të afërt institucional, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim.
Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim./Arbresh.info
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën