Grupi libanez, Hezbollak thotë se sulmoi “Batalionin al-Sahl” në vendbanimin Beit Hillel në Izraelin verior me breshëri raketash Katyusha.
“Sulmi u krye në mbështetje të popullit në Gaza dhe në përgjigje të një sulmi izraelit në fshatin Jebchit, në Libanin jugor, që shkaktoi viktima civile”, tha Hezbollah në Telegram, shkruan Al Jazeera.
Izraeli dhe Hezbollahu janë përfshirë në konflikt që nga sulmet e udhëhequra nga Hamas mbi komunitetet dhe pikat ushtarake në Izraelin jugor më 7 tetor.
Hezbollahu ka thënë vazhdimisht se do t’i jepte fund sulmeve ndaj Izraelit nëse arrihet një armëpushim në Gaza , ku lufta e Izraelit ka vrarë rreth 40,000 palestinezë./abcnews.al
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...