Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, iu është kundërpërgjigjur sugjerimit të komisionarit evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në një postim në X, Zulfaj ka thënë se Varhelyi është më mirë të merret me zgjerimin e Bashkimit Evropian.
“E pashë sugjerimin tuaj, z. Varhelyi, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, pa përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, do të thotë njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së pasi dialogu në Bruksel është portofoli i dikujt tjetër”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta dërgojnë draft statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese e të vendit. Ai ka thënë rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes dialogut.
“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai./rtk
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?