Ministri i Jashtëm i Izraelit i kërkoi NATO-s të dëbojë Turqinë pasi presidenti turk Tajip Erdogan tha se vendi i tij mund të hyjë në Izrael, ashtu siç kishte hyrë në Libi dhe Nagorno-Karabakh në të kaluarën.
“Në dritën e kërcënimeve të presidentit turk Erdogan për të pushtuar Izraelin dhe retorikën e tij të rrezikshme, ministri i Jashtëm Israel Katz ka udhëzuar diplomatët që të angazhohen urgjentisht me të gjithë anëtarët e NATO-s, duke bërë thirrje për dënimin dhe përjashtimin e Turqisë nga aleanca”, njoftoi Ministria e Jashtme.
Erdogan, një kritik i ashpër i luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, tha në një fjalim të dielën:
“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm në mënyrë që Izraeli të mos bëjë të njejtat gjera ndaj Palestinës. Ashtu si hymë në Karabakh, ashtu si hymë në Libi, mund të bëjmë të njëjtën gjë me ta.”
Ai nuk shpjegoi se çfarë lloj ndërhyrjeje po sugjeronte.
“Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Ai duhet të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi, “tha Katz në një deklaratë më pas.
Ndërsa dikur kanë qënë aleatë të ngushtë rajonalë, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar për më shumë se një dekadë.
Tregtia dypalëshe përballoi shumë stuhi diplomatike, duke arritur në miliarda dollarë në vit, por Turqia në maj tha se do të ndalonte të gjithë tregtinë dypalëshe me Izraelin derisa të përfundojë lufta Izrael-Hamas.
Lufta në Gaza filloi më 7 tetor, me sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit, në të cilin terroristët vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën 251 pengje
Ministria e shëndetësisë së Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se më shumë se 39,000 njerëz në Rripin janë vrarë deri më tani. Izraeli thotë se ka vrarë rreth 15,000 luftëtarë në betejë dhe rreth 1,000 terroristë brenda Izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit./abcnews.al
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...