Google ADS

Kurti- mërgatës: Ju falënderojmë për kontributin e pareshtur

13:04 | 30 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ftuar mërgimtarët që të marrin pjesë festën madhështore “FALEMINDERIT MËRGATË” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kurti tha se i mirëpret sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shefi i ekzekutivit ka falënderuar mërgatën për kontributin e pareshtur, shkruan Arbresh.info

“Mërgatë e dashur,Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Mirë se vini dhe ju falënderojmë për kontributin e pareshtur”, shkroi Kurti në Facebook.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon nesër festën madhështore “FALEMINDERIT MËRGATË” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Aktivitetet e parapara do të fillojnë nga ora 10:00 deri në ora 23:00, ku qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia si dhe këndi ku qytetarët nga diaspora do të kenë mundësi të regjistrohen, përcjell Arbresh.info.

“Gjatë kësaj feste, në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë. Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “FALEMINDERIT MËRGATË”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë. Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme