Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar rëndësinë e investimeve dhe zhvillimit ekonomik për të arritur vizionin e Kosovës që dëshirojmë të gjithë.
Me anë të një postim i në Facebook, Pacolli prezantoi disa nga investimet milionëshe të kompanisë “Mabetex” në Kosovë, duke u fokusuar kryesisht në ndërtimin e fabrikave.
“Me investime e zhvillim ekonomik është Kosova që duam të gjithë. Ju prezantoj disa prej investimeve milionëshe të “Mabetex”-it në Kosovë, kryesisht fabrika. I kam bërë këto investime aty ku më është dhënë mundësia dhe ku më janë ofruar kushtet për investime. Por, ajo çfarë bëmë deri më tash nuk është shumë dhe jo aq sa kam thënë se do të bëjë”, tha ai.
Tutje, kreu i AKR-së theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në projekte të mëdha për zhvillimin e vendit.
“Po do të vazhdoj të bëjë edhe punë të tjera të mëdha për këtë vend, për këtë shoqëri të shëndoshë, kudo në Kosovë, pa ndarë dhe favorizuar një komunë a një tjetër. Nuk ka asnjë vend në botë që më bën të ndihem më mirë se në vendlindjen time. Kushdo që të jeni në jetë, kujtoni gjithmonë rrënjët tuaja”, përfundoi Pacolli./Arbresh.info
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre