Presidenca bën me dije se pas shqyrtimit të propozimeve të Kryeministrit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrit të Financave, Ervin Mete dhe ministres të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në vend të tyre u dekretuan në postet ministrore, Ervin Hoxha, i cili zëvendësoi Taulant Ballën në drejtimin e punëve të Brendshme, Pirro Vëngu i cili mori drejtimin e Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, si ministër i Financave.
Sakaq, Taulant Balla, u dekretua ministrit i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku zëvendësoi në këtë post Elisa Spiropalin, e cila pritet të marrë drejtimin e Kuvendit në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të marte.
Me ndryshimet e fundit në qeveri, Edi Rama largoi nga poste të rëndësishme njerëz me marrëdhënie të forta me Partinë Socialiste.
Emrat e rinj në qeveri sjellin në sektorë kyç, sic është rendi e siguria, mbrojtja dhe financat publike, tre ministra që nuk janë pjesë e strukturave protagoniste të Partisë Socialiste.
Ata mund të konsiderohen si profile teknike, edhe pse për një kohë të gjatë kanë qenë drejtorë të rëndësishëm në qeverisjes socialiste.
Dy prej anëtarëve të qeverisë, ai në krye të financave dhe ai i mbrojtjes, deri dje ishin në varësi të ministrisë së infrastrukturës.
Piro Vëngu që do të jetë ministri i ri i mbrojtjes, është shfaqur në skenën publike në vitin 2013, kur shërbeu si shef kabineti i ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati. Ai u sulmua në një moment nga opozita, kur ju publiku një fletthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë, sepse kishte shtetësi helene.
Më pas, Vëngu kreu detyra të ndryshme, duke drejtuar vitet e fundit Portin e Durrësit e duke qenë një njeri kyc në konkretizimin e projektit të Alabar për Marinën e Durrësit.
Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj është po ashtu një prurje e karakterit teknik.
Aktorit të njohur me të njëjtin emër ju desh të bënte një sqarim publik, për të ndalur keqkuptimet se ai ishte ministri i ri i parave të shtetit.
Ministri i vërtetë nuk ka qenë i zëshëm në skenën publike, përveç atyre që puna i kishte lidhur me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ai është një ekonomist, që pas studimeve në Shqipëri ka kryer kualifikime financiare në SHBA dhe Gjermani.
Ministri i tretë, ai i punëve të Brendshme, Ervin Hoxhaj, ngjitet në karrigen më të lartë të profilit të tij, teksa ndër vite ka drejtuar dhjetra zyra që lidhen me sigurinë dhe rendin.
Ai aktualisht drejtonte Inspektoratin Kombëtar të Mbrotjes së Territorit.
Në këtë mënyrë, qeveria e tretë e Edi Ramës, ka vetëm 6 ministra që i kanë mbijetuar nisjes së mandatit në vitin 2021./euronews.al
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...