Dy fëmijë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy të rritur që po përpiqeshin të mbronin të miturit, në sulmin vdekjeprurës që ka tronditur Britaninë.
Shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
Një djalë 17-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas policisë, ai është nga Cardiff dhe jetonte në fshatin Banks pranë Southport.
Një nga të rriturit ndërkohë i plagosur në sulmin e djeshëm ishte një biznesmen i cili u përpoq të ndalonte sulmuesin. Jonathan Hayes, 63 vjeç, u godit me thikë në këmbë pasi u përpoq të ndërhynte, tha gruaja e tij për gazetën.
Autori mbërriti në Hart Street me një taksi dhe refuzoi të paguante Shumë dëshmitarë raportuan se kishin parë disa fëmijë të vegjël të gjakosur në rrugë, dhe njëri prej tyre tha se kishte dëgjuar një grua duke bërtitur “vajza ime është goditur me thikë”.
Një gazetar lokal tha se ai “nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”.
“Prindërit qanin dhe bërtisnin. Ishte e tmerrshme. Ishte si një skenë nga një film horror, tha një dëshmitar për Press Association./abcnews.al
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...