Gara e sotme e triatlonit në Lojërat Olimpike, “Paris2024”, është shtyrë.
Kjo erdhi pas reshjeve të mëdha të shiut të cilat ndikuan në nivelin e cilësisë së ujit në lumin Seine, ku është paraparë nga organizatorët të zhvillohen disa garat të lojërave të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Seine është aq i pistë sa seancat stërvitore të së dielës dhe të hënës, si dhe gara e sotme për meshkuj, u anuluan.
NBC News ka raportuar se organizatorët kanë njoftuar se garuesit kanë marrë vendim për anulimin, ndërsa shqetësohen për shëndetin e sportistëve të cilët notojnë në lumin Seine.
Olympic organizers have postponed the men’s triathlon race originally scheduled for Tuesday morning, conceding that the Seine River remains unsafe for swimming.
It’s now scheduled to take place after end of the women’s triathlon on Wednesday. https://t.co/NDCWWkKF9t
— NBC News (@NBCNews) July 30, 2024
Garat që janë pritut të zhvillohen sot, janë shtyrë për nesër, megjithatë edhe zhvillimi i garave në ditën e nesërme janë të diskutueshme, pasiqë sipas parashikimeve atmosferike, në Francë pritet të ketë reshje shiu edhe në ditët në vijim.
Nesër, sipas orarit, femrat duhet të garojnë në orën 08:00, pas së cilës meshkujt do të paraqiten në orën 10:45. /Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...