Google ADS

Arrestohet një grua në Prishtinë, mashtronte qytetarët se ju siguron termine për viza pune në Gjermani

10:41 | 30 Korrik 2024
K.B

Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi e njëjta kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Siç njofton policia, në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme

“Rr. Azem Jashanica, Prishtinë 2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm”, bën të ditur njoftimi nga policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme