Google ADS

Los Anxhelos tronditet nga tërmeti me magnitudë 4.9 ballë, nuk raportohet për viktima

08:06 | 30 Korrik 2024
K.B

Një tërmet tronditi rajonin e Los Anxhelosit në SHBA.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një tërmet me magnitudë 4.9 ballë me epiqendër afër Barstoë, Kaliforni – rreth 103 milje në verilindje të Los Anxhelosit. Sipas USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej afro pesë miljesh. Magnituda u zvogëlua nga një raport fillestar prej 5.1.

USGS gjithashtu raportoi tërmete me magnitudë 3.5 dhe 2.7 në minutat pas tërmetit të parë.

Nuk ka raportime të menjëhershme për dëme, megjithëse vlerësimet janë në vazhdim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme