Venezuela është përfshirë nga protestat e dhunshme për shkak të zgjedhjeve presidenciale, që rezultoi me fitoren e tretë rresht të Nicolás Maduro.
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër njerëzve që protestojnë për rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve të së dielës. Mijëra njerëz zbritën në Karakasin qendror të hënën në mbrëmje, disa duke ecur për kilometra nga lagjet e varfra në malet që rrethojnë qytetin, drejt pallatit presidencial.
Opozita e ka kundërshtuar shpalljen e fitores së Maduro si ‘mashtrm’, duke thënë se kandidati i saj Edmundo González fitoi bindshëm me 73.2% të votave.
Partitë opozitare ishin bashkuar pas zotit González në një përpjekje për të rrëzuar presidentin Maduro pas 11 vitesh në pushtet, mes pakënaqësisë së përhapur për krizën ekonomike të vendit.
Një numër vendesh perëndimore dhe të Amerikës Latine, si dhe organizma ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në, u kanë bërë thirrje autoriteteve venezueliane që të publikojnë të dhënat e votimit nga qendrat e votimit individual.
Argjentina është një vend që ka refuzuar të njohë fitoren zgjedhore të presidentit Maduro, dhe si përgjigje Venezuela ka tërhequr diplomatët nga Buenos Aires./abcnews.al
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...