Dy fëmijë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një ngjarje në veriperëndim të Anglisë, njoftoi policia të hënën.
Një 17-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për sulmin, tha policia.
Ai akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Nëntë fëmijë të tjerë u plagosën, gjashtë prej të cilëve rëndë, ndërsa dy të rritur janë në gjendje kritike.
“Ne besojmë se të rriturit, të cilët u plagosën, po përpiqeshin trimërisht t’i mbronin fëmijët”, tha Serena Kennedy nga Policia e Merzesajd.
Ajo tha se shërbimet emergjente që mbërritën në vendin e ngjarjes zbuluan se “shumë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë, u përballën me një sulm mizor dhe pësuan lëndime të rënda”.
Në një njoftim të postuar online, ngjarja ku ndodhi sulmi ishte përshkruar si një seminar vallëzimi për fëmijët e moshës mes gjashtë dhe 11 vjeç.
Policia e Merzesajd tha se nuk është i qartë motivi i sulmit, por nuk besohet se ka të bëjë me terrorizëm. Policia nuk është në kërkim të ndonjë personi tjetër në lidhje me sulmin.
Policia tha se policë të armatosur e arrestuan një të dyshuar dhe e konfiskuan një thikë, pasi u thirrën pak para mesditës në një adresë në Southport, në veri të Liverpulit.
Lexo edhe:
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...