Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë homologun e tij nga Bosnje e Hercegovina, Elmedin Konakovci.
Përmes një postimi në platformën X, Hasani ka bërë të ditur se me Konakovcin kanë diskutuar për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve si dhe për fusha të ndryshme me interes të përbashkët, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, ministri Hasani theksoi se rihapja e ambasadave është një hap i rëndësishëm.
“Një kënaqësi për të mirëpritur homologun tim @DinoKonakovic për në Tiranë. Ne patëm një diskutim të sinqertë dhe të hapur për forcimin e lidhjeve dypalëshe, adresimin e zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Rihapja e ambasadave tona shënon një hap të rëndësishëm drejt këtyre synimeve. Shpreha mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës”, shkroi Hasani./Arbresh.info
A pleasure to welcome my 🇧🇦 counterpart @DinoKonakovic to Tirana.
We had a frank and open discussion on enhancing bilateral ties, addressing regional and international developments, and expanding our cooperation across various areas of mutual interest. Reopening our embassies… pic.twitter.com/0J11RRNi7c
— Igli Hasani (@IgliHasani) July 29, 2024
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar