Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se familja Gjakova i ka dhënë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës, dhe u është shumë mirënjohës.
Me anë të një postimi në Facebook pas humbjes së xhudistit Akil Gjakova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Krasniqi theksoi se me apo pa medalje, është krenari për Akilin dhe Nora Gjakovën, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Me pak më shumë fat, Akil Gjakova sot do të kthehej me medalje nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Megjithatë, një paraqitje fantastike, në eventin më të madh sportiv në botë ku finesat vendosin, duke treguar përgatitjen dhe kualitetin e tij të jashtëzakonshëm prej sportisti elitar.
Me apo pa medalje, vetëm krenari për këtë djalosh. Po aq krenarë jemi edhe me Nora Gjakovën, motrën e tij, e cila u bë sportistja e vetme që përfaqëson Kosovën në tri Olimpiada të ndryshme. Familja Gjakova i ka dhënë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës, për çka u jemi shumë mirënjohës.
Faleminderit Nora dhe Akil. Suksese në paraqitjet tuaja të ardhshme!/Arbresh.info
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s