Google ADS

Varhelyi për dialogun: Pritet progres në zbatimin e detyrimeve, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit në Kushtetuese

18:11 | 29 Korrik 2024
E.H

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se dy palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, në dialog pritet të vazhdojnë të punojnë drejt përpjekjeve të qëndrueshme për deeskalim dhe progresit në zbatimin e obligimeve, duke filluar me dërgimin e statutit për Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se BE-ja është e angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, e cila mbledh së bashku komisionet e çështjeve të BE-së të parlamenteve kombëtare, si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe e cila është pritur nga Hungaria si kryesuese e Këshillit të BE-së, Varhelyi foli për gjendjen aktuale të procesit të zgjerimit të BE-së dhe shprehu besimin se Komisioni i ardhshëm do të jetë Komisioni i Zgjerimit, transmeton KO, përcjell Sinjali.

Ai gjithashtu theksoi se Komisioni ka filluar procesin e brendshëm të vlerësimit të agjendave të reformave të udhëhequra nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tha se është duke u zhvilluar faza përfundimtare për dorëzimin e propozimeve në Këshillin e BE-së për miratim.

Ai iu referua edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se pritet që të dyja palët të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt përpjekjeve të qëndrueshme për deeskalim dhe përparim në zbatimin e obligimeve, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai vlerësoi se ekziston një moment i qartë për zgjerim në rajon dhe theksoi se BE-ja është “e angazhuar në mënyrë dinamike në ofrimin e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, me një kuptim të qartë se Bashkimi ynë mund të kompletohet vetëm me anëtarësimin e këtij rajoni”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme