Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë homazhe tek varri i komandantit Tahir Sinani në Prizren.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjen e Sinanit teksa ka theksuar se nderimi dhe mirënjohja për veprën e tij, do të mbeten të përjetshme, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në 23 vjetorin e rënies së heroit të kombit, komandantit të tri luftrave çlirimtare, Tahir Sinani vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe në Prizren aty ku pushon trupi i tij.
Pas homazheve ishim për vizitë në familjen Sinani, me të cilët evokuam kujtime nga organizimi, përgatitjet dhe zhvillimi i luftës çlirimtare të udhëhequr nga komandantTahir Sinani. Në periudhat më të rëndësishme të historisë së popullit tonë emri i heroit Tahir Sinani ndriçon si një simbol i përkushtimit, atdhedashurisë, guximit, dhe sakrificës për atdhe.
Nderimi dhe mirënjohja për veprën e tij, do të mbeten të përjetshme!/Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...