Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova, ka përfaqësuar me sukses Federatën e Basketbollit të Kosovës në Seminarin e 4-të, të Biznesit Sportiv në Stamboll, organizuar nga Federata Turke e Basketbollit dhe FIBA.
Seminari u ndoq nga qindra udhëheqës dhe menaxherë të klubeve të ndryshme, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë dhe të përfitojnë nga përvojat e tyre:
Serhan Antalyalı, MD – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Turke të Basketbollit
Kamil Novak – Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Europe
Emin Balcı – Kryetar i Delegatëve të Bordit të Ligës TBF
Özgün Ünver – Menaxher i Përgjithshëm i Bursaspor
Henry Utku – Drejtor i Lartë i Operacioneve të Basketbollit për NBA Europe
Prof. Asoc. Gülberk Gültekin Salman – Drejtoreshë e Programit Master për Menaxhimin e Sporteve në Universitetin Bahcesehir.
Në këtë seminar u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë formatet dhe funksionimin e FIBA, Federatës Turke të Basketbollit, Klubit Bursaspor dhe NBA.
Rugova e përfundoi me sukses seminarin dhe kjo padyshim do të përbëjë një përvojë të vlefshme për të, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e komunitetit të basketbollit në Kosovë.
Ky aktivitet ofroi një mundësi të çmuar për rrjetëzim dhe marrjen e njohurive mbi strategjitë e menaxhimit dhe operimit të organizatave kryesore të basketbollit në mbarë botën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?