Google ADS

Kundërshtari i radhës së Akilit, emër i njohur për të

12:50 | 29 Korrik 2024
D.H

Akil Gjakova ka zhvilluar dy performanca të shkëlqyera në Lojërat Olimpike duke arritur të prek çerekfinalen e këtyre garave.

Ai në rrethin e tetë më të mirëve do të përballet me xhudistin italian, Manuel Lombardo, shkruan Arbresh.info.

Në të kaluarën xhudisti pejan është ndeshur tri herë me të dhe ka arritur të triumfoj në dy ndeshje.

Teksa ka edhe një humbje ndaj tij.

Hera e fundit kur është ndeshur me italianin ka qenë finalja e Kampionatit të Hapur Evropian i cili u mbajt në Prishtinë, ku Akili ishte shpallur kampion.

Dy ndeshjet e para pejani i fitoi me ‘Ippon’, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin pastaj mposhti edhe austriakun Samuel Gassner./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme