David De Gea quhet ëndrra e madhe e Genoas për portën. Klubi më i vjetër italian shiti portierin Martinez tek Interi dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me spanjollin.
33-vjeçari qëndron pa skuadër prej verës së vitit të kaluar kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me anglezët e Manchester United.
Përveç De Geas, në listën e dëshirave të Genoas është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Diant Ramajn, portierin e Ajaxit në Eredivisie.
Në klubin ligur e cilësojnë 22-vjeçarin dardan si investimin e duhur për portën. Teksa karakteristikat e Ramajt ngjasojnë me ato të Martinez.
Me këtë të fundit që do të zhvillojë një sezon si ndihmës i Yann Sommer për t’u bërë në sezonin 2025/2026 titullari i portës së kampionëve të Italisë.
Kartoni i Ramajt, i cili ka veshur fanellat e kombëtareve U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë, vlerësohet rreth 20 mln euro nga “Harkëtarët” e Ajaxit./ss
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?