Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur të hënën aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
I akuzuari Dardan Krivaqa për veprën “Vrasje e rëndë”, u shpall fajtor dhe u dënuar më burgim të përjetshëm, ndërsa i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu u shpall fajtor dhe u dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, raporton Arbresh.info.
Krivaqës dhe Sejdiut do u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga arrestimi i tyre.
Ndryshe, në fillim të muajit gusht të vitit 2023 Gjykata Themelore e Ferizajt kishte shpallur aktgjykimin, duke dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ky vendim i gjyqtarit Sahit Krasniqi, ishte pritur me brohoritje e duartrokitje në sallë.
Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, ishte dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.
Krivaqa dhe Sejdiu, ishin liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Dy persona, tash të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?