Anticikloni afrikan po dominon Evropën verilindore duke përmbyllur muajin korrik me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë .
E Hënë 29 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/36°C
– Zonat e ulëta 22/40°C
– Zonat bregdetare 24/38°C
Kosova për dt. 29 Korrik 2024 do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 36°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë 30 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 22/37°C
– Zonat e ulëta 22/41°C
– Zonat bregdetare 24/38°C/rtsh.al
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...