Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

07:22 | 29 Korrik 2024
E.K

10:00
Vazhdon seanca gjyqësore për rastin e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar, (Gjykata Themelore Prishtinë)

10:00
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim, (Objekti i Qeverisë, salla P-38)

11:00
Gjykata Themelore në Ferizaj shpall aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

18:30
Prishtina Gastronomy Festival mban edicionin e katërt, i cili ofron një platformë për të shijuar ushqime të ndryshme dhe për të përjetuar një atmosferë me muzikë dhe argëtim. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme