Vendimi i Volkswagen për të vendosur kontrolle në timon me ndjesi prekjeje jo vetëm që u ka shkaktuar dhimbje koke pronarëve, por është fajësuar edhe për disa përplasje.
Publikimi i Ars Technica raporton se të paktën 13 përplasje janë paraqitur në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të Autostradave të SHBA (NHTSA), shumë prej të cilave përfshinin automjete të caktuara Volkswagen.
Sipas raportit, të gjitha përplasjet përfshinin SUV-in elektrik Volkswagen ID.4, përcjell Telegrafi.
Në ID.4 dhe një numër modelesh të tjera të Volkswagen të ndërtuara që nga viti 2019, butonat e kontrollit të timonit janë haptik dhe jo fizik.
Ndërsa thuajse të gjitha 13 përplasjet raportohet se ndodhën me shpejtësi relativisht të ulëta kur shoferët po parkonin, tre prej tyre rezultuan në lëndime të pasagjerëve, ndërsa njëra nuk shkaktoi regjistrimin e kutisë së zezë ose hapjen e airbag-ut, pavarësisht dëmtimit të konsiderueshëm në baterinë e EV.
Ars Technica raporton se një përfaqësues i Volkswagen tha se kompania është “në dijeni të një numri të vogël ankesash”, ndërsa NHTSA ende nuk ka hapur një hetim zyrtar për fajin e supozuar.
Volkswagen tashmë ka filluar të tërhiqet nga lëvizja e tij drejt kontrolleve haptike, me shefin e kompanisë Thomas Schafer që njoftoi në fund të 2022 se do të kthehet në butona.
Disa modele të reja kanë marrë tashmë çelësa më tradicionalë.
Edhe pse modele të tilla si Tiguan i gjeneratës së re dhe Mk8.5 Golf i ri janë kthyer në kontrollet tradicionale të timonit, asnjë ndryshim i tillë nuk është njoftuar për ID.4. /Telegrafi/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...