Distria Krasniqi ka humbur finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024” në kategorinë në 52 kg.
‘Disi’ në finale u mposht garuesja nga Uzbekistani Diyora Keldiyrova, shkruan Arbresh.info.
Xhudistja kosovare nuk ka arritur të mbrojë medaljen olimpike që e kishte fituar në Olimpiadën e Tokyos në vitin 2021.
Megjithatë ajo u bë kosovarja e parë që arrin të fitojë dy medalje olimpike në histori të shtetit tonë.
Pas mecit ajo u prononcua për media ku theksoi problemin e saj në finale.
“Jam shumë e lumtur për këtë të arritur, nuk ka rendësi ngjyra medaljes. Medaljen ia dedikoj trajnerit, klubit, familjes e krejt Kosovës”,”, deklaroi Krasniqi në një intervistë për RTK-në pas përballjes,
“Mendoj që kam qenë pak si shumë e fokusuar në gjysmëfinale, finalja më është dukur që ka ardh shpejt dhe e kam lënë si anash, ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse kam qenë si e përgjumur. Megjithatë jam e lumtur për rezultatin”, tha ajo.
“Në çdo garë kam vetëbesim, e di se në Lojëra Olimpike garuesit kanë shumë stres, por tek unë jo, pasi jam shumë e përgatitur dhe e kam ditur se si do të shkojnë gjërat deri në finale”, shtoi më tej xhudistja nga Peja.
Pas këtij suksesi të Distrias, Kosova ka arritur në kuotën e katër medaljeve olimpike, ku të tri nga nga këto janë të arta dhe një e argjend./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?