Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa forcat e Moskës po vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit të Pokrovskit, në veriperëndim të kryeqytetit rajonal.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj morën kontrollin e fshatrave Porgres dhe Jevgenivka, që gjenden disa kilometra larg njëri-tjetrit.
Një ditë më herët, Rusia pretendoi se mori nën kontroll fshatin Lozuvatske, një prej disa fshatrave që ka thënë se ka kapur gjatë këtij muaji në rajonin e Donjeckut.
Së fundi, Kremlini ka përqendruar ofensivën e tij në këtë rajon, të cilin pretendoi se e ankesoi disa muaj pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi mëngjesin e 28 korrikut se ka zmbrapsur 29 sulme në këtë zonë, ku Rusia po tenton të dislokojë njësitë e saj./euronews.al/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...