Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama menjëherë pas fjalës së tij në Kongresin e Partisë Soacialiste, është parë të mbërrijë në zyrën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Rama ka dërguar për dekretim propozimet e tij për ndryshimet në qeveri te Presidenti i Republikës dhe më pas ka dalë nga Presidenca.
Ndryshimet në qeveri:
Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj./abcnews.al
LEXO EDHE:
Rama propozon Elisa Spiropali për kryetare të Kuvendit, njofton edhe për disa ndryshime në Qeveri
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...