Notarja shqiptare e katërta në baterinë e saj, nuk arrin të kualifikohet tutje

15:05 | 28 Korrik 2024
D.H

Kaltra Meça, sportistja më e re që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Paris 2024, e mbylli sot garimin e saj në disiplinën Not 200m Stil i Lirë.

16-vjeçarja e talentuar u rendit e katërta në Baterinë e Parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin tutje.

Adoleshentja shqiptare, të cilën e pret një e ardhme e ndritur, regjistroi kohën 02:12:21 në eliminatore. Duke dhuruar një performancë për t’u duartrokitur.

Të martën (30 korrik) do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme