Është vetëm 11 vjeçar, por Jeton Sylejmani nga Lipjani ka arritur që Kosovës t’ia sjellë katër medalje të arta në Amerikë dhe Holandë.
Sylejmani me një pasion të zjarrtë për matematikën dhe shkencën, ka kaluar përtej kufijve duke ndjekur ëndrrat e tij me një përkushtim të jashtëzakonshëm.
Si pjesëmarrës në garat ndërkombëtare “Neo Science Olympiad” dhe “Stem Olympiad,”, ai ka bërë një përfaqësim të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke ia siguruar vendlindjes së tij katër medalje të arta.
Për Arbresh.info, 11 vjeçari tregon më shumë për emocionet dhe sfidat gjatë garave në të cilat ka marrë pjesë.
“Kam marr pjesë në garat “Neo Science Olympiad”, dhe “Stem Olympiad”, këto gara janë krijuar për të treguar mençurinë e fëmijëve. Garat kanë qenë lëndën matematikë, shkencë dhe kodim, por unë kam marr pjesë vetëm në garat matematikë dhe shkencë”, tregon Sylejmani.
Në këto gara, të cilat vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë në lëndët e matematikës dhe shkencës, 11-vjeçari ka marrë katër medalje të arta, të gjitha janë veshur në qafën e tij, si dëshmi e përpjekjeve dhe suksesit të tij të jashtëzakonshëm.
“Në këto gara e kam zënë vendin e dytë “Best of the Best”, në Amerikë dhe në Holandë. Edhe në Holandë e kam zënë vendin e dytë. Kosovës në këto gara ja kam sjellë katër medalje të arta”, shprehet ai.
Sfidat më të mëdha për të gjatë këtyre garave ishin problemet financiare, pasi shpenzimet për udhëtimet në Amerikë dhe Holandë ishin të larta.
“Jam ndjerë shumë mirë dhe mjaftë krenarë, sepse që nga mosha e vogël kam pasur dëshirë t’i eksplorojë shtetet e tjera. Pjesa më sfiduese e garës ishin problemet financiare, sepse duhej shumë para për të shkuar deri në Amerikë dhe në Holandë”, tregon Sylejmani.
Për të detyrat në garat ku ka fituar nuk ishin aq të vështira, krejt kjo falë përgatitjes së tij të vazhdueshme.
“Detyrat nuk më janë dukur aq të vështira, sepse kam ushtruar shumë. Në këto gara më ka ndihmuar vëllai i cili gjendet në Amerikë.
Ndjenjat e mia të para ishin shumë të lumtura dhe të emocionuara. Në matematik më pëlqen gjeometria dhe algjebra”, thotë ai.
Ndërsa, ka kaluar nëpër sfida, Jetoni ka marrë mbështetje të vlefshme nga Komuna e Lipjanit për udhëtimin në Holandë.
“Gjuhën e kam kuptuar sepse të gjithë kanë folur gjuhën angleze të cilën e kam mësuar në moshë të vogël, vështirësitë ishin sepse duhej shumë praktik për ta mbajtur testin e grand finales. Gjatë udhëtimit në Holandë më ka ndihmuar Komuna e Lipjanit me disa të holla, ndërsa në Amerikë i kam përdorur parat e familjes”, thekson ai.
Sylejmani shprehë dëshirën e tij për të ndihmuar fëmijët e tjerë të arrijnë rezultate të ngjashme dhe për të sjellë më shumë medalje të arta për Kosovën në të ardhmen.
“Qëllimet e mija janë t’i ndihmojë fëmijët e tjerë të arrijnë si unë dhe t’i sjellin Kosovës medalje të arta. Do të vazhdojë çdo vit t’i sjell Kosovës medalje të reja”, shprehet 11 vjeçari.
Me katër medalje të arta dhe dy pozita të larta në garat ndërkombëtare, Jeton Sylejmani ka shkruar një histori të ndritur për Kosovën./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...