Kurti i gëzohet kalimit në çerekfinale të Distria Krasniqit: Disa ndeshje po zgjasim vetëm 39 sekonda

12:32 | 28 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas kualifikimit në Distria Krasniqit në çerekfinale në Lojërat Olimpike në Paris.

Kurti ka thënë se disa ndeshje po zgjasin më shkurtë se katër minuta, dhe njëra prej tyre vetëm 39 sekonda, duke iu referuar asaj të xhudistës Distira Krasniqi.

“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, shkruan Kurti në Facebook./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Distria Krasniqi fiton me ‘Ippon’ dhe kualifikohet në çerekfinale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme