Google ADS

Arrestohen katër persona në dy raste të ndara pasi gjuajtën me armë në ahengje familajre

10:03 | 28 Korrik 2024
K.B

Katër persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në ahengje familjare.

Policia e Kosovës bën të ditur se janë të arrestuarit janë në dy raste të ndryshme, një rast në Pejë dhe një në Klinë.

Rr. Selman Lajqi, Pejë / 27.07.2024 – 14:50. Janë arrestuar tre meshkuj kosovar për shkak se të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familja. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 46 gëzhoja ndërsa, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Poterq i Epërm, Klinë / 27.07.2024 – 00:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i njëjti është konfiskuar pistoletë TT me karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme