Presidenti finlandez Alexander Stubb, tha të shtunën se shpresonte se përjashtimi i Rusisë nga Lojërat Olimpike në Paris do ta bënte “popullsinë ruse të kuptonte se ata janë izoluar” nga lufta në Ukrainë.
Atletët rusë dhe bjellorusë kanë të drejtë të konkurrojnë si atletë individualë neutralë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, me kusht që të plotësojnë kërkesat e pranueshmërisë.
Skuadrat e atletëve me pasaportë ruse ose bjelloruse nuk mund të marrin pjesë. Atletët që mbështesin në mënyrë aktive luftën nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë ose të konkurrojnë.
Stubb tha për CNN se ai do të kishte preferuar që të mos merrnin pjesë në Paris atletët rusë apo bjellorusë, transmeton Klankosova.tv.
“Po të isha unë personalisht, nuk do të kisha fare atlet rus këtu, as bjellorusë, në fakt. Sepse lufta e agresionit është një shkelje kaq mizore e ligjit ndërkombëtar. Por sigurisht, nuk jemi ne politikanët që e marrim atë vendim; është Komiteti Olimpik”.
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...