“3941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patent shofer të Republikës së Kosovë”.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se deri më tani nuk është shënuar asnjë incident, teksa ka ftuar të gjithë ata që nuk kanë aplikuar deri më tani për konvertim të patent shoferit,ta bëjnë këtë gjë.
“Nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident i vetëm.